Arrestohen tetë persona në Maqedoni, dyshohen për terrorizëm

516

Njësiti i policisë për luftë kundër terrorizmit në koordinim me Agjencinë për Siguri Kombëtare si dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike, respektivisht Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ditën e djeshme ka arrestuar tetë persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi terrorist, transmeton Alsat.

Me urdhër të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, policia ka kryer bastisje në tetë lokacione, pesë në Kumanovë dhe tre në Shkup, nga ku janë arrestuar tetë persona.

Sektori për shpërbërjen e krimit të organizuar dhe serioz me datë 27.12.2020 deri tek Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit ka dërguar padi penale për personat B.F (32), B.G. (27) dhe J.K.(25) nga Shkupi, si dhe I.M.(22) dhe D.A. (21), R.A. (31), S.I.(31), A.S.(21) nga Kumanova. Personat në fjalë akuzohen për kryerjen e veprës penale “grup terrorist”, që dënohet sipas nenit 394, alinea 2 nga Kodi Penal.

Rrjedhimisht B.A. nga Kumanova ka krijuar grup terrorist ku përpos të burgosurve V.A. dhe E.Ll. kanë marrë pjesë edhe tashmë të arrestuarit, nën ideologjinë e grupit terrorist ISIS.

Lajmi është në përditësim…

Comments