Australi, protesta kundër sulmeve izraelite në Palestinë
![fresco](https://www.faktiditor.ch/wp-content/uploads/2025/02/baner.png)
Sulmet e Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe palestinezëve u kundërshtuan me demonstrata në Melburn dhe Sidnei të Australisë.
Mijëra australianë u mblodhën në Sidnei dhe Melburn, dy qytetet më të mëdha të vendit, duke dënuar sulmet e Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe palestinezëve dhe kërkuan që sulmet të ndalen sa më shpejt të jetë mundur.
![midle](https://www.faktiditor.ch/wp-content/uploads/2025/02/baner-1.png)
Demonstruesit që u nisën nga Biblioteka Shtetërore të Melburnit dhe Bashkia e Qytetit të Sidneit, thirrën parrulla të shoqëruara me pankarta me mbishkrimet “Palestina e Lirë”, “Gaza e Lirë”, “Stop sulmeve të Izraelit”, “Izrael, jashtë” dhe “Ke turp, Izrael”.
Në fjalimet gjatë protestave u kritikua heshtja e qeverisë australiane ndaj sulmeve, ndërsa sulmet e Izraelit u përshkruan si “të paligjshme dhe çnjerëzore”./TCh