Estonia do të ndihmojë në dixhitalizimin e Maqedonisë së Veriut

439

Në Qeveri sot pritet të nënshkruhet marrëveshje mes ekzekutivit dhe Qendrës Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtarë, përcjell Alsat. Sipas njoftimit të Qeverisë, marrëveshja trilaterale do të ndihmoj procesin e dixhitalizimit në vendin tonë.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga zv/kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, ambasadroja e Estonisë në vendin tonë Kristi Karelson dhe ajo e SHBA-së, Kejt Meri Bërns.

Projketi do të duhet ta zbatojë Sekretariati për Çështje Evropiane, me ndihmë financiare nga SHBA, Estonia dhe ndihmë ekspertësh nga Qendra Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtarë.

Comments