Ja kush është pseudohistoriani me prejardhje të dyshimtë, anti-shqiptari Olsi Jazexhi

729
fresco

midle

Anti-shqiptari Olsi Jazexhi këtë herë ka zgjidhur të provokojë përballë një monumenti shumë të “famshëm”, siç është ai në Gazimestan. Por ajo që ka qenë e rëndë dhe tejet provokative në këto foto, është fakti se “historiani” Jazexhi pozon me tre gishtat lartë, (një përshëndetje fashiste kundër shqiptarëve) ashtu siç bënte dikur edhe Sllobodan Millosheviç. Publicisti Jazexhi, njihet për qendrimet e tij pro Perandorisë Otomane dhe ishte ndër të paktët që mbrojti tezën se mbulimi i monumentit të Skënderbeut gjatë faljes së Kurban Bajramit, ishte një veprim i duhur dhe se Skënderbeu është thjesht hero i të krishterëve dhe “terrorist që ka vrarë myslimanë”. Ndërkohë monumenti në Gazimestan përkujton luftën e Fushë-Kosovës në vitin 1389 të ballkanasve kundër Perandorisë Osmane. Monumenti është ndërtuar nga arkitekti serb Aleksandër Deroko në vitin 1953, dhe cilësohet si një nga objektet më të rëndësishme të ultranacionalizmit serb. Pikërisht, në këtë monument, Sllobodan Millosheviç kishte mbajtur fjalimin me përmbajtje shoviniste kundër shqiptarëve.

Comments