Më 30 tetor të vitit 1998, katë pjestarë në uniformë të UÇK-së, Skender Hoti nga Carralluka, Demush Laci- Krasniqi nga Vllashki Drenofci, Fehmi Kryezi nga fshati Bubavec dhe Shefqet Mazreku nga Malisheva, papritmas do t’u drejtohen Jakup Kastratit e Cen Deskut në fshatin Dragobil të Malishevës me urdhrin: “Jeni të arrestuar!”. Prej këtij momenti deri më 27 Nëntor të po këtij viti (1998) dy zyrtarët e lartë të LDK-së nga Malisheva do të mbahen në fshatin Sedlarë të kësaj komune.
Për këtë rast u shkrua dhe u reagua edhe atëherë në ndërkohë që organet e drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore janë marrë sipërfaqësisht me këtë ndalim apo arrestim të dy veprimtarëve të LDK-së nga individë në uniformë të UÇK-së. Por Prokuria e Kosovës në nëntor të vitit 2016 ka pushuar këtë hetim me arsyetimin se “viktimat, Cen Desku dhe Jakup Kastrati kanë tërhequr dëshmitë e tyre të dhëna në UNMIK”. Në ndërkohë pjesë e këtij hetimi si i dyshuar ka qenë edhe presdenti Hashim Thaçi.
Por aktivizimi i Gjykatës Speciale dhe shtrirja kohore e kësaj gjykata në peridhën kohore kur është kryer ndalimi apo mbajtja për 1 muaj ditë e dy veprimtarëve të LDK-së nga pjestarë të UÇK-së shton mundësine e rihapjes së këtij rasti nga Specialja.
I kontaktuar nga Botapress, një prej të ndaluarve, Jakup Kastrati, kryetar i Degës së LDK-së në Malishëvë në kohën e arrestimit dhe kryetar i parë i Komunës së Malishëvës në zgjedhjet e para të pasluftës më vitin 2000, ka shprehru gatishmërinë që të flasë dhe të dëshmojë për këtë rast edhe në Gjykatën Speciale. “Kush do që më thirrë une do ti përgjigjem pa e ndryshuar asnjë pikë e asnjë presje nga ajo që e kam deklaruar më parë. Unë mund ta fali atëqë është private apo familjare por jo misionin që kam pasur” ka deklaruar Jakup Kastrati për Botapress. Kujtojmë se më 15 dhjetor të vitit 2000 në një pritë të organizuar u plagos rëndë Fetah Rudi, ish-ushtar I UÇK-së dhe zyrtar I lartë I LDK-së nga komuna e Malishëvës.
Redaksia ka kontaktuar edhe Cen Deskun por ai nuk ka pranuar të flasë për këtë rast, shkruan Botapress.