Isuf B.Bajrami
“Çamët, vendin e tyre e duan me entuziazëm. Kur flasin për të, e vënë mbi vendet e tjera. Vështrimi i tyre vete kurdoherë mbi malet e Epirit”.
PUKËVIL, në “Voyage”, vëll.I, Kap.29
Vendimi për zhvendosjen e popullsisë çame në Azi
Më 23 janar 1923 u nënshkrua Traktati i Lozanës. Në nenin e fundit të saj, përcaktohej shkëmbimi i popullsisë turke në Greqi, me atë greke në Turqi. Ky angazhim u konfirmua disa herë nga qeveria greke. Por në mënyrë të kundërligjshme u bënë shumë përpjekje të dhunshme nga qeveria greke dhe administrata lokale, që shqiptarët myslimanë me kombësi shqiptare të përfshiheshin në shkëmbim dhe të dërgoheshin në Azinë e Vogël. Tashmë ishte bërë e qartë për të gjithë se ishte planifikuar një strategji e tërë për shpronësimin e kolonizimin e pronave shqiptare, me refugjatët grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Në mbështetje të kësaj ideje, Ministria e Bujqësisë Greke, më 1 tetor 1922, me anën e një Qarkoreje urdhëronte administratën e përgjithshme të Epirit, që”… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e myslimanëve shqiptarë”, (AYE/A/5 (9). (Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Njëkohësisht, me urdhër, nisi zhvendosja e çamëve nga shtëpitë e trojet e tyre. Ja si shkruan Krapsites:
Më 23 janar 1923 u nënshkrua Traktati i Lozanës. Në nenin e fundit të saj, përcaktohej shkëmbimi i popullsisë turke në Greqi, me atë greke në Turqi. Ky angazhim u konfirmua disa herë nga qeveria greke. Por në mënyrë të kundërligjshme u bënë shumë përpjekje të dhunshme nga qeveria greke dhe administrata lokale, që shqiptarët myslimanë me kombësi shqiptare të përfshiheshin në shkëmbim dhe të dërgoheshin në Azinë e Vogël. Tashmë ishte bërë e qartë për të gjithë se ishte planifikuar një strategji e tërë për shpronësimin e kolonizimin e pronave shqiptare, me refugjatët grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Në mbështetje të kësaj ideje, Ministria e Bujqësisë Greke, më 1 tetor 1922, me anën e një Qarkoreje urdhëronte administratën e përgjithshme të Epirit, që”… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e myslimanëve shqiptarë”, (AYE/A/5 (9). (Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Njëkohësisht, me urdhër, nisi zhvendosja e çamëve nga shtëpitë e trojet e tyre. Ja si shkruan Krapsites:
“Qeveria greke, kishte planifikuar të vendoste në krahinën e Çamërisë, në pronat e shqiptarëve, 18.000 refugjatë grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Ndërkohë, kontigjente kolonësh grekë, kishin nisur të vendoseshin në fshatin Gardhiq, Dhragomi, Karbunarë, Vole, Niste, Arpicë etj. Kështu p.sh., në fshatin Arpicë nga 300 shtëpi që kishte fshati, 250 i kishin zënë refugjatët, ndërsa shqiptarët u detyruan të sistemoheshin 3-4 familje në një shtëpi. (Vas.Krapsites, “Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias”, Athina, 1986, f.33). Edhe në fshatrat myslimane të Shkallës (Filat), si në Picar, Muzhakë, Sollopi, Pjadhul dhe Sklav, u zaptuan me forcë nga refugjatët grekë, shtëpitë dhe pronat e myslimanëve.
Më 15 shkurt të vitit 1923 u lëshua një urdhëresë tjetër lidhur me sistemimin e të krishterëve pa tokë, sipas të cilit, tokat publike dhe ato në pronësi të myslimanëve shqiptarë, do të ndaheshin për t’u sistemuar refugjatët . Ligji i shpronësimit u vu në bazë të Kushtetutës Greke të vitit 1911 dhe hyri në fuqi para vitit 1923. Ky ligj nuk ishte gjë tjetër, veçse një grabitje zyrtare dhe ishte i mjaftë për t’i lënë shqiptarët pa bukë dhe t’i shtrëngonte të largoheshin nga Çamëria, (“Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias”, Athina, 1986, f.33)…
Dhuna mbi popullsinë çame
Në skenarin e dhunës greke, më e goditura ishte popullsia çame e besimit mysliman. Ja si dokumentohet në AQSH: “…Përpara se Komisioni të arrinte në Çamëri (në fillim të vitit 1924), bandat greke të drejtuar nga kretasi Jani Mandi, Kollovci, Nikolla Qamo, Harilla dhe Vasil Mastora, bënin presion mbi popullsinë myslimane që t’i deklaronin Komisionit se ishin turq dhe donin të shkëmbeheshin, (AQSH, Fondi 251, viti 1923, ” Dokumente për Çamërinë”, dok.183, f.285). Kur Komisioni Miks arriti në Prevezë, zyrtarët e administratës lokale greke përdorën të gjitha format, që përfaqësuesit e Çamërisë të mos kontaktonin me anëtarët e Komisionit Miks për të parashtruar kërkesat në emër të popullsisë çame. Qeveria greke, për të realizuar planet e saj, nisi një valë arrestimesh dhe izolimin e përfaqësuesve të Çamërisë. Ja si pasqyrohet ky fakt në AQSH: “Goditja e parë ndaj patriotëve shqiptarë nisi në qendrat kryesore të Çamërisë: në Filat, Margëlliç, Gumenicë, Paramithi e Pargë. Në burgjet e Janinës dhe në kampet e internimit, dergjeshin njerëzit më të ndershëm të Çamërisë, si Musa Demi, Myftiu i Filatit, Mehmet Zeqirjai, Haki Musai, Mazar Dino nga Paramithia, Ymer Çapari nga Luarati, Jasin Sadiku nga Margëlliçi, Ymer Merishi etj.
…Më 2 qershor 1924, një i quajtur Llucaqis, torturonte banorët e fshatrave të Filatit, aq sa nga ulërimat e viktimave ishin traumatizuar gratë dhe fëmijët. Po kjo gazetë publikonte një korrespondencë me gratë dhe fëmijët, (AQSH, po aty).
Dëbimi i çamëve në shifra. Refugjatë grekë në trojet çame Sipas arkivave, në vitin 1925 e në fillim të vitit 1926, nga 3419 shtëpi myslimane në Çamëri, refugjatët grekë u vendosën më 1943 në shtëpi myslimane dhe në asnjë shtëpi të krishterë. Zënia e banesave, ullishtave, vreshtave, tokave prodhuese, kullotave nga refugjatët grekë, mori formën përfundimtare e solli pasoja të rënda në ekonominë e minoritetit çam.
Me ardhjen në fuqi të gjeneral Pangallosit, që e konsideronte Shqipërinë fqinje një aleate të mundshme ndaj rrezikut sllav, u ndërmorën hapa serioze në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me vendin fqinj. Ndër to mund përmendim vendimin për të shpërndarë silogjet vorio-epirote, që vepronin kundër Shqipërisë. Gjithmonë lidhur me problemin e çamëve myslimanë, ai urdhëroi ndalimin e vendosjes së mëtejshme të refugjatëve grekë në tokat e tyre dhe shpalli një amnisti të përgjithshme për të gjithë çamët e burgosur dhe të internuar nga qeveria greke . Me rëndësi të veçantë, ishte vendimi i qeverisë greke të Pangallosit për të lënë të lirë hapjen e shkollave shqipe në fshatrat e Çamërisë.
Qeveria shqiptare e përshëndeti qeverinë e Pangallosit për frymëmarrjen që u dha marrëdhënieve shqiptaro-greke, të cilat prej kohësh ishin të ngrira. Nga ana e tij Pangallosi, në një intervistë dhënë korrespondentit shqiptar në Athinë, më 14 shkurt 1926, theksoi: “Athina është e vendosur të ndëshkojë çdo veprim të keq në Greqi ndaj minoritetit shqiptar prej disa kokave të nxehta të papërgjegjshme”.
Duke marrë në mbrojtje çamët myslimanë në Greqi, Pangallosi shprehu besimin se edhe qeveria shqiptare do të mbante të njëjtin qëndrim ndaj pakicave greke në Shqipëri. “Me pakica greke në Shqipëri, theksoi Pangallosi në deklaratën e tij për shtyp, kuptojmë grekofonët në Shqipërinë e Jugut dhe aspak jo ortodoksët shqiptarë, që nga raca e kombësia janë zotër në shtëpitë e tyre. Jemi kundër asaj teorie të gabuar, vijon ai, që çdo ortodoks ta quajmë grek”, ( AYE, 1926-1927-1928, B/68/6. Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit për Ministrinë e Punëve të Jashtme Greke, Nr.41 (sekret), Janinë, 7 dhjetor 1926).
Por, rrëzimi i Pangallosit në verën e vitit 1926 e prishi klimën. Me ardhjen në fuqi të gjeneral Kondilit, çështja çame do të ishte problem kryesor i qeverisë greke. Athina nisi një tjetër kryqëzatë të re, për t’i detyruar myslimanët të largoheshin drejt Turqisë. Kështu, 280 familje çame nga Gardhiqi, Dhragomia, Kurtesi e nga Paramithia kishin kërkuar të linin vatrat e tyre e të vendoseshin në Turqi. Arsyet e vërteta të largimit të popullsisë shqiptare çame: “Ata, për të shpëtuar detyrohen të marrin udhën e mërgimit”, (Arkivat Greke, gazeta “Kiriks”, Janinë, 12 qershor 1921)…
Krimineli Metaksa shton reprezaljet ndaj çamëve
Dëshmi të kohës, por dhe dokumente të arkivave konfirmojnë se qeveria e diktatorit Metaksa, në vitin 1936, me politikën nacionaliste që ndoqi i shtoi edhe më tej masat diskriminuese për çamët. Ai e vuri në një survejim të plotë gjithë Çamërinë. Qeveria e diktatorit, duke menduar se kryeqendra e Çamërisë, Filati, gjendej përtej lumit Kalama, afër kufirit shqiptaro-grek, i dha prioritet për kryeqendër të Çamërisë, Gumenicës. Kështu që, Çamëria u bë qark dhe Gumenica qendër e saj. Qeveria e Metaksait i bëri këto ndryshime administrative, sepse nuk i shihte çamët si shtetas të besueshëm të shtetit helen. Opinioni i shëndoshë grek, konstatonte me dëshpërim se revanshi që kishte marrë Metaksai, i njohur për idetë e tij fashiste kundër minoritetit shqiptar çam, do të ishte me pasoja tragjike, jo vetëm për çamët myslimanë, por për të gjithë Greqinë. Në këto rrethana, në skenën politike greke dolën personalitete të njohur politikë si deputetët e Janinës, Jorgios Sp.Sakas dhe Kristo Vasili, të cilët i demaskuan planet djallëzore të Metaksait dhe të kabinetit të tij, për qëndrimet armiqësore dhe sjelljet diskriminuese që mbaheshin ndaj minoritetit shqiptar.
Dy deputetët grekë ishin kundër kufizimit të të drejtave te minoritetit shqiptar, kundër diskriminimit të tij dhe mosbesimit pa të drejtë që mbahej ndaj tij nga qeveria dhe administrata e Epirit. Dy zotërinjtë deputetë janinotë, kishin pasur raste të shumta kontaktesh me çamët e i kishin njohur mirë cilësitë e larta të tyre. Kjo i bënte ata e shumë grekër të tjerë, që të kishin ndaj myslimanëve shqiptarë në Greqi, një qëndrim absolutisht të kundërt me atë të qeverisë greke, që kishte mbjellë në çdo familje shqiptare pasigurinë, urinë dhe mjerimin, siç shprehej deputeti Jorgios Sp.Sakas: “Uria dhe mjerimi ka mbuluar popullsinë e Çamërisë. Ata nënshtetas të qetë, kot ngrenë zërin e tyre në të gjitha drejtimet”. Dhe në vijim, deputeti Sakas sqaron shkakun e vërtetë të këtij mjerimi: “…Arsyeja është: kohë më parë, qeveria greke vuri në zbatim Ligjin e Reformës Agrare duke shpronësuar tokat e tyre. Tokat e tyre u shpronësuan dhe ata mbetën më duarbosh e duke u përballuar me urinë. Kanë të drejtë të protestojnë”, (Arkiva Greke, gazeta “Kravji”, Janinë, 18 korrik 1936).
Z.Sakas, i bindur se nuk ka asnjë mjet në dorë për të ndikuar në ndryshimin e atij realiteti të hidhur, nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i drejtohet qeverisë greke me një lutje prekëse: “…Në emër të popullit të uritur, në emër të drejtësisë dhe të humanizmit njerëzor, i lutem kryetarit të qeverisë t’i ndihmojë këta bashkatdhetarë, vëllezërit tanë me të cilët na ndan vetëm feja, por na bashkojnë po ato zakone të njëjta, e kaluara dhe e njëjta histori”. Ai e përfundon artikullin duke i kujtuar qeveritarëve grekë se, “nuk duhet të harrojmë se edhe ata kanë të drejta në shtetin grek”, ( Arkiva Greke, gazeta “Kravji”, Janinë, po aty).
…Situata tepër e rënduar ndaj minoritetit shqiptar në Greqi vazhdoi deri në pragun e Luftës Italo-Greke. Athina kishte marrë sinjale nga Roma se një konflikt i armatosur do të ishte i paevitueshëm. Qeveria fashiste italiane, nën pretekstin se minoritetin shqiptar në Greqi kishte humbur të gjitha të drejtat e tij politike dhe ekonomike, e kërcënonte Greqinë që të bënte përmirësime, përndryshe ajo merrte përsipër mbrojtjen e të drejtave të tij, (Documenti Diplomatici Italiani “DDI”, Nova Serie, V.5, Dok.429, f.411).
Por, siç do të vërtetohej më vonë, çështja e minoritetit shqiptar në Greqi ishte vetëm pretekst i Romës. Shkaku i vërtetë ishte ekspansioni i saj: pas pushtimit të Shqipërisë, më 7 prill 1939, ajo kërkonte ta shtrinte pushtimin e saj drejt Greqisë.
Fundviti 1940, përgjakja masive e popullsisë çame
Qëndresa dhe pjesëmarrja aktive në luftë kundër pushtuesve grekë në fundvitin 1940 për popullsinë çame, nuk do të ndryshonte skenarin helen për zaptimin e trojeve e shpërnguljen e dhunshme.