Komuna e Skënderajt mbledh rreth 60 mijë euro për të prekurit nga tërmeti dhe për familjen në Gjilan

Komuna e Skënderajt ka mbledhur rreth 60 mijë euro për të ofruar ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Nga kjo shumë, është bërë e ditur se 5 mijë euro do të ndahen për familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, djemtë e së cilës mbetën të vdekur nga tërmeti, raporton Express.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Komuna e Skënderajt ka marrë iniciativë iniciativë bashkë me bizneset dhe ekonomitë familjare që të ndihmojnë Shqipërinë, duke dërguar pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera elementare.
“Lusim qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë në forma të ndryshme të lajmërohen te komisoni i lartëpërmendur”, thuhet në komunikatë.
Në mesin e atyre që kanë dhuruar para për të prekurit nga tërmeti është edhe Kryetari i Komunës, Bekim Jashari. Ai ka dhuruar 5 mijë euro. Mjete financiare kanë dhënë edhe Drejtorët e Drejtorive dhe asambleistët.
“Nga kjo, Drejtorët e Drejtorive të komunës së Skenderajt kanë kontribuar secili nga 100€ dhe të gjithë asambleistët komunal nga 50€”, thuhet tutje në komunikatë. /Gazeta Express
Më poshtë lista e atyre që kanë kontribuar:
Komuna Skenderaj 20,000€
Bekim Jashari 5,000€
QTA Arjeta 5,000€
Vëllezërit Xani 2,000€
Ilea Group 2,000€
Vëllezërit Geci 2,000€
Alfa Trade 2,000€
Kompania Graniti 2,000€
Nuredin Lushtaku 1,500€
Bekim Haxhiu 1,000€
Vëllezërit Gashi 1,000€
Loni Trade 1,000€
Ismet Commerce 1,000€

NTP Haxha 1,000€
100% Design 1,000€
Kompania Ndërtimi 1,000€
Rreze Comerce 1,000€
Lindi Com 1,000€
Real Market 1,000€
Foto Kabashi 500€
Ferki Mecini 500€
Adi Fix 500€
Urban Technology 500€
Market Jetoni – Rakinic 500€
OVL – Dega Skenderaj 300€
Rent a Car “Diti” 300€
(Tahir Lushtaku)
Musa Hajdari 200€
Dyner Center 150€
Market Neki 100€
Kafiteria te Dyla 100€
Muje Selmani 100€