Kryqi i Kuq ndan ndanë nga 500 euro për familjet e viktimave

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe njëherë shpreh ngushëllime deri tek familjet e viktimave dhe të lënduarve në ngjarjen e mbrëmshme tragjike në Kovid-qendrën në Tetovë, ndërkohë që ndihmon familjet e viktimave me nga 500 euro, mjete të pakthyeshme.

“Në këto momente të rënda, të humbjes së më të afërmve, në shenjë solidariteti dhe gjesti human, familjeve të viktimave Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’ju ndaj ndihmë në vlerë prej 30 mijë denarëve (500 euro).