Promovohet libri “ Zëri i Kosovës“

473
fresco
midle

Në Organizim të SHVL të UÇK, në ambientet  Fakultetit të administratës dhe biznesit të UT në Kumanovë, është promovuar libri “ Zëri i Kosovës “.

Për rëndësinë e këtij libri , folën bartësit dhe ish redaktorët e Revistës “ Zëri i Kosovës” si organ i LPK.

“Veprimtarët të cilët formuan LPK , e kjo themeloi UÇK ,  UÇ- Kombëtare , UÇPMB dhe përgatiti terren për të vazhduar gjeneratat e reja luftën për liri në mënyrat e ardhshme të cilat i dini vet” – tha Kryetari i SHVL –UÇK, Fazli Veliu.

“Është një botim që iu duhet shqiptarëve që na duhet gjithë neve, e sidomos brezit të ri , që më pak janë të informuar rreth veprimtarisë së LPK dhe të gjithë atyre djemve e vajzave, që sot na shihni të thinjur e të plakur , që dikur vepronim me vrull dhe me përkushtimtë pathyeshëm“ – u shpreh ish veprimtari, Xhevat Bislimi.

“Duhet të përkujtohet çdo përpjekje dhe sakrificë e çdo njeriut që ka dhënë për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare” – deklaroi ish redaktor i “ Zëri i Kosovës”, Avni Dehari.

“Me këtë ngjarje kemi dashor që para jush dhe opinionit në Kumanovë ta promobojmë librin “ Zëri i Kosovës “ , gazetë kjo që do të shkojë edhe në duart e bashkëadhetarëve si një rreze e diellit të diellit të atdheut tonë të dashur” – tha ish veprimtari, Sejdin Gega.

Paraprakisht , para promovimit të librit “Zëri i Kosovës” SHVL e UÇK , mbajti  homazhe në varrezat e Kumanovës kushtuar bashkëveprimtarit kumanovar të çështjes kombëtare, Bajrush Xhemaili.

Comments