REZOLUTA MBI SREBRENICËN PËRPARA ANËTARËVE TË PARLAMENTIT NË MAL TË ZI

419

Rezoluta që njeh dhe dënon gjenocidin e Srebrenicës, të cilën opozita malazeze, e udhëhequr nga Partia Boshnjake, i dërgoi parlamentit malazes për miratim, pritet të ketë shumicën pasi anëtarët e koalicionit “Bardh e Zi” të Dritan Abazoviqit thanë se do ta mbështesnin atë.

Partia Boshnjake u përpoq të vendoste të njëjtën rezolutë në axhendën e parlamentit malazes në fund të vitit të kaluar, por më pas nuk mori shumicën për ta diskutuar atë.

Rezoluta dënon me forcë gjenocidin në Srebrenicë, konfirmon se më shumë se 8,000 civilë boshnjakë vdiqën në gjenocid, ndalon mohimin publik të ekzistencës ose zvogëlimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe shpall 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit për viktimat e Srebrenicës, transmeton Telegrafi.

Katër anëtarë të Koalicionit “Bardh e Zi” të Abazoviqit konfirmuan në një konferencë shtypi se do të mbështesnin rezolutën mbi Srebrenicë, e cila, me 40 anëtarë të opozitës, do të ketë një shumicë të mjaftueshme për miratimin e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rezoluta për Srebrenicën është pika e parafundit e sesionit pranveror dhe deputetët pritet të fillojnë debatin mbi të sot.

Por, përveç kësaj, gjatë kësaj seance pritet të ketë edhe një zhvillim tjetër, i cili madje do të mund të rrezikonte koalicionin qeverisës.

Më parë, koalicioni qeverisës do të vihet në provë, pasi do të vendosë mbi propozimin e kryeministrit Zdravko Krivokapic për të shkarkuar ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës dhe sfidimin e legjitimitetit të gjykatës së krimeve të luftës në Hagë.

Sipas oslobodjenje.ba, propozimi i Krivokapiq për të shkarkuar Leposaviq refuzohet të mbështetet nga një shumicë e madhe e zyrtarëve qeveritarë.

Kështu, Fronti Demokratik pro-Serb deklaroi se Leposaviq “nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi” dhe ata thanë se shkarkimi i tij përfundimtar mund të çonte në rënien e qeverisë malazeze.

Po sipas mediumit në fjalë, është e sigurt se vetëm ata nga koalicioni i Abazoviqit do të mbështesin largimin e Leposaviqit nga qeveria.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Socialistëve të opozitës e Milo Gjukanoviq vendosi të bojkotojë një pjesë të sesionit pranveror të parlamentit, gjë që, sipas analistëve, “la patatet e nxehta” në duart e koalicionit qeverisës, duke mos dashur që ata të marrin pjesë në shkarkimin e ministrit.

Comments