Sllovenia dëshiron ta vendosë në përdorim vaksinën Sputnik V dhe pret leje nga EMA

Sllovenia e vendosi vaksinën ruse Sputnik V në listën e saj të kandidatëve për fushatën e imunizimit kundër Kovid-19 dhe pret leje nga Agjencia Evropiane për Ilaçe (EMA) për këtë vaksinë.
“Grupi këshilldhënës për vaksinim prej më parë rekomandoi të furnizohen të gjitha vaksinat që i shqyrton EMA. Ne vepruam kështu, ashtu që, prejse të miratohet, mund të fillojmë me përdorimin e vaksinës menjëherë pa humbur kohë”, deklaroi shefja e grupit këshilldhënës kombëtar për imunizim Bojana Beoviq.

Mediat ruse më 12 prill publikuan se ekspertët e Agjencisë Evropiane për Ilaçe qëndrojnë në Moskë për ta vlerësuar vaksinën Sputnik V, duke cituar se përfaqësuesit e EMA-s gjithashtu do t’i vizitojnë kapacitetet prodhuese.
Sllovenia deri tani ka vaksinuar gjithsej 360.450 persona kundër koronavirusit, që është 17,2 për qind e popullatës, ndërsa 136.582 kanë marrë dy doza të vaksinës, kryesisht Astra Zeneka dhe Fajzer.
Sllovenia, gjithashtu furnizoi vaksina nga Xhonson dhe Xhonson, por nuk i shfrytëzoi, duke pritur vendim të ri nga trupi rregullator evropian, prejse SHBA-ja përkohësisht e ndërpreu imunizimin me këtë vaksinë.