“Tabanoc”, pritet deri në dy orë për dalje nga Maqedonia e Veriut
Në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga shteti pritet rreth 2 orë, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa, informuan sot pasdite nga Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM), transmeton Alsat. Nga sot, rruga rajonale që kalon përmes Parkut Kombëtar Galiçica është normalizuar, për të gjitha automjetet. Nga LAMM njoftojnë se për nesër, në periudhën prej orës 11:30 deri në 14:30 do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër, më saktësisht në pjesën Preseka-fshati Vrbjani. Ndërprerjet do të zgjasin nga 15 në 20 minuta.