12 policë dhe 6 të punësuar në pikën pagesore Rramanli, do të ndiqen penalisht

82

Policia ka ngritur 18 kallëzime penale kundër 12 policëve dhe 6 të punësuarve në pikën pagesore Rramanli, autostrada që lidh Kumanovën me Shkupin. Të njëjtit dyshohen se në bashkëpunim, për një periudhë të gjatë kohore kanë kryer favore duke i mundësuar të punësuarve në MPB që të mos paguajnë taksën rrugore obligative prej 60 denarëve.

Sipas hetimeve të policisë, ka rezultuar që na 1 janari deri më 15 gusht, të punësuarit në Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore” kanë pasur një listë me targa të veturave private të policëve të cilëve nuk iu kanë marrë para për taksën e nevojshme. Nga hetimi ka rezultuar se shërbime të tilla janë kryer për 959 herë brenda periudhës sa grupi ka qenë nën masa hetimore për gati 8 muaj. Policën e dyshuar janë nga njësia mobile për sigurinë e komunikacionit rrugor.

Ndaj 18 të dyshuarve janë ngritur kallëzime penale për “shpërdorim me detyrën zyrtare”, ndërsa policët dhe të punësuarit në pikat pagesore janë suspenduar nga puna. Dëmi në buxhet të shtetit për mos pagesa arrijnë rreth një mijë euro. /Alsat.mk

Comments