21 vjeçari që shpëtoi 21 jetë në ngjarjen tragjike në Koçan

21 vjeçari Jovan Kostadinov nga Vinica, i cili me aktin e tij heroik, në natën e tmerrshme në Koçani, ku humbën jetën 59 persona, ka shpëtuar 21 jetë. Fale nderim për këtë vepër heroike ka dërguar një nënë, fëmija e të cilës është një nga të shpëtuarit.
JADRANKA BRESILIEVA, NËNA E NJË TË LËNDUARI
“Me mirënjohje të madhe dhe respekt të thellë emocional, do të doja të shkruaj për veprën heroike të Jovan Kostadinovit nga Vinica, i cili jo vetëm që shpëtoi jetët e 21 fëmijëve në ngjarjen tragjike në klubin e natës në Koçani, por gjithashtu shpëtoi edhe djalin tim. Në momentet më të errëta të panikut dhe kaosit, kur të gjithë ishin të hutuar dhe të frikësuar, Jovani u shfaq si një dritë shprese. Pa hezituar, e mori djalin tim që ndodhej nën rrënojat e diskotekës dhe e mbajti mbi shpinë, duke e çuar përmes flakëve dhe tymit deri në spitalin e Koçanit, me qëllim që ta shpëtonte, ndërsa të gjithë të tjerët rreth e rrotull po iknin dhe po luftonin për jetën e tyre”.

Ajo shkruan se Jovani është një hero i vërtetë – një djalë i ri me një zemër të madhe dhe një guxim të jashtëzakonshëm, i cili e rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar jetët e të tjerëve.
JADRANKA BRESILIEVA, NËNA E NJË TË LËNDUARI
“Jovan, ty të detyrohem për mëngjesin e ri, buzëqeshjen e re, shpresën e re dhe jetën e re të djalit tim. Për ty nuk ka fjalë që mund ta shprehin mirënjohjen dhe respektin tim. Faleminderit nga thellësia e zemrës”.
Ajo shkruan se Jovani I ka dhënë dhuratën më të madhe që mund ta marrë një nënë – ia ka shpëtuar jetën fëmijës së saj. “Do të mbetesh përgjithmonë në lutjet e mia dhe në zemrat tona, qëndron në postimin e kësaj nënë në Facebook.