​23 vjet nga rënia e Komandant Tigrit

277

Sot bëhen 23 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani, i njohur si Komandant Tigri.
Fadil Nimani ishte nga fshati Gërgoc i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës në Maqedoni.

Komandant Tigri iu bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia gjatë viteve 2000.

Më 25 maj të vitit 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113 “Ismet Jashari-Kumanova”.

Comments