23 VJETORI I BETEJËS SË LAVDISHME TË HARAÇINËS

367

Sot shënohet 23 vjetori i Betejës së lavdishme të Haraçinës në vitin 2001, kur UÇK shpalli Haraçinën zonë e lirë, ndërsa luftëtarët trima e mbrojtën atë pa e kursyer as jetën. Në Qendrën Memoriale në Haraçinë pushojnë Dëshmorët e kombit, që ranë në vitin 2001, si dëshmi se kjo tokë është larë me gjakun e shqiptarëve. Prandaj 24 qershori është një ditë krenarie për të gjithë haraçinasit, pasi pikërisht qëndresa e luftëtarëve të UÇK-së, bëri që për Haraçinën të dëgjojë bota, e në Haraçinë të vijnë edhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe NATO-s, si Havier Solana e Xhorxh Robertson.

Saher që vjen 24 qershori na e kujton sakrificën e madhe të popullit të Haraçinës në vitin 2001, por edhe shkatrrimet e shtëpive dhe infrastruktures nga bombardimet e pa mëshirshme. Megjithatë kjo është dhe do të vazhdojë të mbetet një ditë lavdie, kur haraçinasit në vendlindje dhe diasporë përkujtojnë Dëshmorët por edhe veteranët e UÇK-së.
Lavdi Dëshmorëve të kombit: Beqir Sadiku, Zijadin Zymberi, Mirsad Avduli, Skender Metallari, Feizi Sulisi, Zekiria Hasani, Abaz Beqiri, Adem Hasani, Agim Nebiu.
Respekte të pa fund veteranëve të UÇK-së.

Me respekt
Mërgimtarët e Haraçinës

Comments