24 mars 1999, ora 20:00, Liberation: NATO në luftë kundër Serbisë, sulmet e para u kryen me raketa lundruese nga anijet në Adriatik

72
fresco

Sot janë bërë 26 vjet që kur NATO nisi operacionin i cili rezultoi me ndaljen e luftës në Kosovë dhe çlirimin e vendit.

“Ora 20:00. NATO hyn në luftë kundër Serbisë. Përpjekjet e fundit diplomatike nuk e bindën Millosheviqin ta pranonte planin perëndimor për Kosovën”. Ky ishte titulli i gazetës franceze Libération për nisjen e fushatës bombarduese të NATO-s kundër Serbisë më 24 mars 1999.

“Kam marrë informacion nga komandanti suprem i forcave aleate në Europë, gjenerali amerikan Wesley Clark, se operacionet ajrore të NATO-s kundër objektivave në Jugosllavi kanë filluar”, njoftoi në Bruksel sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Javier Solana. Ai theksoi se “përgjegjësia kryesore për këto sulme ajrore bie mbi presidentin Millosheviq, i cili refuzoi t’u jepte fund veprimeve të dhunshme në Kosovë dhe të negocionte me vullnet të mirë”, shkruante kjo gazetë.

Më vonë gjatë mbrëmjes, zëvendëskryeministri britanik John Prescott deklaroi se “NATO goditi fort dhe do të vazhdojë të godasë fort derisa t’i arrijë objektivat e saj ushtarake”.

midle

Sipas Pentagonit, sulmet e para u kryen me raketa lundruese të lëshuara nga anije që lundronin në Detin Adriatik, si dhe nga gjashtë bombardues B-52H, të cilët ishin ngritur nga baza e tyre në Britaninë e Madhe rreth orës 13:00. Këto sulme synuan kryesisht objektiva ushtarake, veçanërisht sistemin serb të mbrojtjes ajrore.

Në të njëjtën kohë, më shumë se 79 avionë të NATO-s u ngritën nga bazat italiane, veçanërisht nga Aviano, Istrana, Amendola, Piacenza dhe Gioia del Colle. Në sulm morën pjesë edhe katër avionë Mirage 2000 francezë.

Për herë të parë, në operacion u angazhuan edhe dy bombardues B-2, aeroplanë të padukshëm për radarët, të cilët u ngritën nga baza e tyre në Missouri, SHBA.

Në operacion janë të përfshira tetë vende…

Comments