24-vjeçari nga Radusha e rreh partneren bashkë me dy fëmijët e saj, në fund i hedh të tretë nga vetura…

145
fresco

Më 07.03.2025, në orën 19:00, në Stacionin Policor të Çairit është raportuar një rast i rëndë dhune në familje, që ka ndodhur më herët gjatë ditës në lagjen Aerodrom.

Një 39-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur janë hedhur nga një automjet i drejtuar nga partneri i saj jashtë martese, F.F. (24) nga fshati Radushë.

midle

Të tre u dërguan në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku u konfirmua se kishin pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas dëshmisë së gruas, F.F. i kishte dhunuar vazhdimisht për tre ditë në një shtëpi në fshatin Vizbeg, duke i goditur me një mjet të fortë.

Policia arrestoi F.F., si dhe babanë e tij, I.F. (68), i cili gjatë ndërhyrjes sulmoi policët me sëpatë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen padi penale për të dy të dyshuarit.

Comments