24 vjeçarja nga Vitia vdes disa ditë pas lindjes, ishte e infektuar me Covid19

416

Një 24 vjeçare ka ndërruar jetë dje si pasojë e infektimit me Covid19, disa ditë pasi sjelli në jetë foshnjën e saj, të gjinisë mashkullore.

IndeksOnline mëson se e ndjera është nga Sllatina e Epërme të komunës së Vitisë.

Kurse, foshnja është në gjendje stabile shëndetësore.

Lajmi është konfirmuar edhe nga QKUK-ja.

Gjatë ditës së sotme e ndjera do të varroset në Sllatinë të Epërme./IndeksOnline/

Comments