25 vjet UÇPMB, Haradinaj: Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, janë në të drejtën e tyre

85

25 vjet më parë, UÇPMB-ja nisi përpjekjet e saj për liri, duke u bërë kështu dëshmi e pathyeshmërisë së shqiptarëve për të mbrojtur vendin e tyre.

Kështu të paktën shprehet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“UÇPMB, që sot njëzetepesë vjet nisi përpjekjen për liri, është dëshmi e pathyeshmërisë së shqiptarëve, për të mbrojtur vendin e qenësinë e tyre. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë në të drejtën e tyre, në tokën e stërgjyshërve. I përhershëm kujtimi për të rënët”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Comments