Të parën AstraZeneca gjersa tani Modernan – Merkel merr dozën e dytë të vaksinës

576

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë një dozën e dytë vaksinës kundër coronavirusit.

Politikania 66-vjeçare muaj më parë kishte marrë vaksinën e Oxford-AstraZeneca gjersa këtë radhë u injektua me Modernan.

Ekspertët besojnë se përzierja e dozave të vaksinave mund të jetë një ide e mirë, por është shumë herët të thuhet me siguri të plotë, raporton bbc.

Ndërkohë, Merkel do të largohet si udhëheqëse e shtetit gjerman gjatë këtij viti pas 16 vitesh qëndrimi në krye të vendit.

Në mars, Gjermania, së bashku me vendet e tjera evropiane, ndaluan shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca pasi u raportuan një numër rastesh të mpiksjes së gjakut.

Pas një fillimi të ngadaltë, vaksinimi në Gjermani u përshpejtua javët e fundit. Më shumë se gjysma e popullsisë së vendit tani ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Comments