35-vjeçari nga Tetova është mashtruar nga një person nga Gjermania! Ia mori rreth 2500 euro

75
fresco

Një 35-vjeçar nga një fshat i Tetovës raporti në polici se është mashtruar nga një person nga Gjermani që siç thotë, më parë kishte komunikuar për të blerë një automjet me çmim 5 mijë euro, ku i është kërkuar që paraprakisht ta bëjë gjysmën e pagesës, përcjell TV21. 35-vjeçari thotë se, pasi bërë pagesën, nuk ka arritur të komunikojë më me personin nga Gjermania. Policia po merret me hetimin e rastit.

midle

“Me datë 25.02.2025 në ora 17:40 në SPB Tetovë, një 35 vjeçar nga një fshat i Tetovës, menaxher në person juridik, ka raportuar se është mashtruar nga një person nga Republika Federale e Gjermanisë për shumën prej 5.000 euro. Sipas njoftimit, ata kanë komunikuar në rrjetet sociale për blerjen e një automjeti dhe pasi kanë rënë dakord për çmimin, personi i ka kërkuar që të paguajë gjysmën e shumës në llogarinë e tij për të mbajtur rezervimin. Siç raportohet, më datë 24.02.2024, përmes një transaksioni bankar, ai ka paguar paratë, pas së cilës nuk ka mundur më të kontaktojë me personin dhe ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Comments