39 viktima dhe 603 të infektuar me Covid-19
Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.596 testime të realizuara 603 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 641 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq 39 persona e kanë humbur betejën me Covid-19./TV21