4 për 200 – Hamasi liron ushtaret izraelite
Katër ushtare izraelite që ishin kapur nga forcat e Hamasit janë liruar dhe rikthyer në Izrael.
Në këmbim të kësaj, Hamasi i kërkoi Izraelit të lirojë 200 palestinezë që po i mban në burgje, transmeton IndeksOnline.
Sipas Asocciated Press, ushtaret femra u transportuan përmes turmës në Gaza, për t’iu bashkuar më pas ekipit të Kryqit të Kuq.
Pak më vonë, Izraeli liroi 200 të burgosurit, në kuadër të armëpushimit që po respektojnë të dy vendet.
Mijëra palestinezë të mbledhur në sheshet e Bregut Perëndimor priten me duartrokitje dhe brohoritje të burgosurit, shumica prej të cilëve ishin dënuar me burgim të përjetshëm.
Armëpushimi në Gaza filloi disa ditë më parë, pas një konflikti me mijëra viktima dhe sulme ushtarake vdekjeprurëse.