4 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

530

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 853 teste të kryera. Rastet pozitive janë nga: Shkupi – 13, Radovishi – 4, Manastiri dhe Kratova nga 3, Prilep – 2, Gostivari, Kumanova, Shtipi, Strumica, Koçani, Kërçova dhe Berova nga 1. Gjatë këtyre orëve, betejën me virusin e kanë humbur 4 viktima. Tre nga Shkupi (76, 76 dhe 77) dhe një person nga Kumanova (71). Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 32 persona të shëruar nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë është 155 mijë e 441, numri i pacientëve të shëruar është 149 mijë e 528, numri i vdekjeve është 5 mijë e 462, ndërsa numri i rasteve aktive është 451./21Media

Comments