5 të vdekur në aksidentet me fatalitet në Kosovë brenda 24 orëve
Aksidentet në trafik me fatalitete e kanë tronditur Kosovën, ku brenda 24 orëve, kanë ndodhur tri të tilla, që mbetën të vdekur 5 persona, e disa të tjerë të lënduar.
Aksidenti i parë ndodhi mbrëmjen e së premtës rreth orës 22:40 në magjistralen Gjilan-Ferizaj, saktësisht në fshatin Budrigë e Epërme.
Si pasojë e këtij aksidenti vdesin dy pasagjeret e veturës, kurse lëndime trupore marrin vozitësit e dy veturave, shkruan Indeksonline.
Aksidenti tjetër ndodhi sot në Autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suharekë).
Në atë aksident humbën jetën dy persona, dhe 3 të tjerë u lënduan.
Ndërsa aksidenti tjetër ndodhi në magjistralen Lipjan-Shtime rreth orës 11:40, ku mbeti një person i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar.
Aty ishin të përfshira dy vetura./Indeksonline/