“588 rroga të veteranëve i’u dhanë një familjari të VV-së”

73

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me skandalin e fundit të ndodhur në ministrinë të cilën e drejton Faton Peci.

Ai ka thënë se ministrat e kësaj qeverie po e shkatërrojnë buxhetin e shtetit në mënyrën më brutale.

“Është tepër shqetësues guximi i këtyre ministrave që në formën më brutale po e shkatërrojnë buxhetin e taksapaguasve. Brenda një jave hapë biznes dhe përfiton mijëra euro me lidhje të shkurtëra, Ministër-Deputet. Kjo thjesht i bie që 588 rroga të veteranëve t’i jepen një familjari të VV-së”, ka thënë Haradinaj.

Comments