600 produkte për shportën e Vitit të Ri, për të do të vendosin prodhuesit dhe tregtarët

51

Shporta konsumuese e Vitit të Ri me të cilën do të kufizohen çmimet e mbi 600 produkteve do të konfirmohet në fund të javës së ardhshme, paralajmëroi ministri i ekonomisë dhe punës, Besar Durmishi. Ai thotë se shporta do të jetë gjithpërfshirëse, por metodologjia për vërtetimin e saj do të jetë më ndryshe nga shporta e vjeshtës, për shkak se prodhuesit dhe tregtarët do të propozojnë se si do të duhet dhe çfarë do të përmbajë kjo shportë. Planifikohet që kjo masë të zgjasë 30 ditë.

Comments