85 vjeçarja nga Rahoveci vdes nga flakët që ia dogjën shtëpinë

169
fresco

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se me datën 29.03.2025 rreth orës 14:55 në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec, një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri.

Pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit dhe pas lokalizimit të zjarrit, Policia tregon brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete një grua e moshës rreth 85 vjeçe, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb.

midle

“ Ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia tregon se ga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej.

“Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “incident zjarri” dhe “hetim i vdekjes”.”, përfundon njoftimi./Expres/

Comments