Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka nderuar të rënët për liri si edhe luftëtarët shqiptarë të të gjitha kohëve.
Përmes një postimi në Facebook, në Ditët e Dëshmorëve dhe Martirëve, Haradinaj tha po ashtu: “Rroftë kombi shqiptar”!
“Lavdi të rënëve për liri dhe nderim për luftëtarët shqiptarë të të gjitha kohërave. Rroftë kombi shqiptar! Rroftë Kosova”, ka shkruar ai.

