Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, po zhvillon një vizitë dyditore pune në Bruksel, ku po takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane dhe të Parlamentit Evropian.
Dita e parë dje nisi me takime me Emmanuel Zhiofre, drejtor për Evropën në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dhe Valentina Superti, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR të Komisionit Evropian, si dhe me eurodeputetët Lukas Mandl (AFET) dhe Ilhan Kyuchyuk, ish-raportues për Maqedoninë e Veriut.
Sot, ditën e dytë, Osmani po vazhdon me një agjendë të dendur institucionale. Mëngjesi filloi me takim me Andreja Viher White dhe Adele Marsullo nga kabineti i Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.
Pasojnë takime të veçanta në Parlamentin Evropian me eurodeputetët Vladimir Prebilič, Thijs Reuten dhe Matijaz Nemec.
Në të gjitha bisedat, dy çështje dominuan: shqetësimi serioz për cenimin e Marrëveshjes së Ohrit si shtylla e bashkëjetesës dhe stabilitetit ndëretnik.
Osmani alarmoi se po realizohet një plan i prgatitur dhe i organizuar për anulimin e marrëveshjes paqësore, plan që veçmë ka rrënuar shtyllat kryesore të saj duke lënë vakum dhe paparashikueshmëri serioze që lehtë mund të keqëpërdorët nga palë të treta si dhe foli për nevojën urgjente për tejkalimin e bllokadës në procesin e integrimit evropian veçanërisht duke pasur parasysh momentumin e zgjerimit dhe progresin e arritur nga Mali i Zi dhe Shqipëria.
Osmani theksoi se integrimi i brendshëm dhe i jashtëm kërkojnë vendime të guximshme brenda vendit, por edhe angazhim të qartë dhe të vazhdueshëm nga partnerët evropianë

