Skandal në “Ferma Vip”: Fermerja ofendon rëndë Arbana Osmanin, e quan kuçkë

Një moment i pakëndshëm ka shënuar mbrëmjen e fundit të spektaklit Ferma VIP, kur fermerja Fabiola, ofendoi Arbana Osmanin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Incidenti ndodhi menjëherë pas eliminimit të Adionit, i cili humbi përballë Mozës në televotim, pas përplasjeve të vazhdueshme mes tyre gjatë qëndrimit në fermë.

Teksa moderatorja i kërkoi të ruante qetësinë, Fabiola reagoi ashpër përmes lidhjes live, duke përdorur fjalor fyes dhe duke e quajtur “kuçkë”.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku është kritikuar gjuha e përdorur dhe mungesa e etikës në një program me audiencë të gjerë.

Pamjet e incidentit po qarkullojnë gjerësisht online, duke rikthyer në vëmendje debatin mbi kufijtë e komunikimit në ekran dhe përgjegjësinë publike të personazheve televizive.

By admin7