Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë. Viktima, Rexhë Brahimaj, nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore, transmeton Indeksonline.
Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Policia është duke hetuar rastin për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar autorin.
Është bërë e ditur gjithashtu se viktima është vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muqiqi. Ajo ka shprehur dhimbjen e saj përmes një postimi në rrjete sociale.
Hetimet po vazhdojnë.

