Pas dëmtimit që mori në finalen e Champions League, sipas raporteve të mediave britanike Salah vuan nga dislokimi i krahut.
Ky dëmtim sipas mjekëve kërkon 12-16 javë pushim nga aktiviteti në mënyrë që të shërohet plotësisht, duke u kthyer në problem serioz për rastin e Salah pasi Kampionati Botëror fillon për dy javë.
Në anën tjetër stafi mjekësor i Liverpoolit, dje ka deklaruar se Salah ka një dëmtim serioz dhe momentalisht është i paaftë të luajë.
Kështu që me shumë gjasa ylli egjiptian e ka humbur Botërorin.