Muamer Alili vuan nga epilepsia, tromboza e sëmundjet e zemrës.
Në dhomën numër 5 të repartit neurologjik në spitalin e Kumanovës dergjet Muamer Alili 31 vjeç. Muameri ka lindur në Prishtinë dhe ai nuk arriti t’i njohë kurrë prindërit e tij biologjik, pasi ata e braktisën që në maternitet.
Jeta e tij pa prindër ishte shumë e ashpër.
Ai u rrit i përbuzur, nëpërkëmbur, I maltretuar nga çdo njeri pa shpresa për ardhmëri të lumtur.
Muameri nuk kishte as motër, as vëlla apo ndonjë njeri të afërt gjaku me të cilin do të qante hallet e jetës. Të vetmin mbështetës e kishte Zotin dhe për këtë arsye ai vazhdoi teologjinë për të qenë afër Tij.
Muameri është një teolog të cilit tortuat jetësore i lanë pasoja në shëndet. Vuan nga epilepsia, tromboza, smundjet e zemres dhe problemet neuro psikiatriket të cilat e kanë bërë të paaftë për punë.
U birësua nga një familje Kumanovare e cila nuk arriti tia mbushë boshllëkun e prindërve të tij të vërtetë, para tre vitesh edhe kjo familje e braktisi duke e dëbuar nga shtëpia.
Tre vite kulmi i tij ishte qielli ose tavani dhe muret e spitalit, herë herë shfaqej ndonjë bamirës që ia paguante qeranë por Muameri nuk kishte asnje strehë të sigurt dhe bënte jetën e një nomadi.
Ndodhet në spital nuk ka mundësi ti blejë as barnat dhe infuzionet, prandaj kërkon ndihmën dhe mbështetjen tonë.
Numri i Muamer Alilit: 071798099