Policia e Kosovës e ka vënë nën pranga dëshmitarin Albert Veliu, i njohur si “dëshmitari X”.
Mediat e Kosovës shkruajnë se “Babalja” është arrestuar pasi po tentonte të largohej për të kërkuar strehim në në një vend tjetër.
Mësohet se 51 vjeçari ka qenë duke qëndruar në Shtime, ndërsa tani është i arrestuar së bashku me të birin e tij, dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare.
Albert Veliu është personi i cili në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafën për pazare droge.
PD më 26 maj organizoi një protestë pas denoncimit nga “Babalja. (TemA)