Gjenden 4 mina antitank në mes të pyllit në Krujë

273

 

DM-ST-87-01574

Katër mina kundratanke janë gjetur në mes të pyllit në fshatin Nuaj të Krujës dje.

Policia e Durrësit njoftoi se ato ishin brenda një kabine makine në vendin e quajtur “Shubater”. Sëbashku me to ishin edhe8 granata dore mbrojtëse pa ndezës;
si dhe 12 fishekë mod-53.

Policia i sekuestroi dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Comments