Telefonata e gruas së kroatit bëri me ‘krahë’ Interin: Alo, a e doni Modricin?

259

Një telefonatë ka ndryshuar të gjitha planet e verës të Interit, duke bërë të ëndërrojnë një nga afrimet më të bujshme të viteve të fundit.

Drejtuesit zikaltër janë telefonuar në ditët e kaluara nga Vanja Bosniç, bashkëshortja e kroatit e cila shërben edhe si menaxhere e tij.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Interi ishte duke mbyllur gjithçka për afrimin e Arturo Vidal nga Bajern.

Por në momentin kur po diskutohej firma, telefonata e Bosniç ndryshoi plotësisht çdo skenar. “Alo, a e doni Modriç?”, ishin fjalët e bashkëshortes së kroatit që ka bërë të kalohej në plan të dytë kiliani dhe të shihej me shumë interes pista e afrimit të lojtarit më të mirë të Botërorit të fundit.

Vetë kroati duket se dëshiron të largohet nga madrilenët, pasi do të provojë një eksperiencë të re në vitet e fundit të karrierës së tij.

Interi është gati ta presë krahëhapur, por më parë duhet bindur Reali që ta lëshojë me një çmim të arsyeshëm e për më tepër me formulën e huazimit me të drejtë blerje, pasi zikaltërit nuk mund të shpenzojnë shumë këtë verë për shkak të Fair Play Financiar.

Pastaj duhet gjetur edhe akordi financiar me vetë futbollin, pasi rroga prej 10 milionë eurosh në sezon që i garanton Reali është e vështirë të përballohet në Itali.

Por telefonata ka entuziazmuar drejtuesit zikaltër të cilët kanë filluar të bëjnë prej ditësh llogaritë se si të realizojnë një lëvizje, e cila do të ishte përgjigja e tyre ndaj afrimit të Ronaldos te Juventus apo kalimit të Higuain te Milan.

Comments