Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u ka uruar qytetarëve festën e Ilindenit.
“115 vjetori i kryengritjes së 2 gushtit në Krushevë na gjen më afër se kurrë nga realizimi i synimeve shekullore për liri, paqë dhe barazi. Maqedonas, shqiptar, vlleh e të tjerë u ngritën në këmbë bashkarisht për të kërkuar të drejtat e munguara. Me vizion për të ardhmën e përbashkët dhe me barazinë si pikënisje, ata vunë themelet e shoqërisë sonë të sotme. Edhe sot si 115 vjet përpara, bashkë po e ndërtojmë shtetin në frymën rilindase që përcaktonte përkatësinë tonë pranë Perendimit. Këto data të shënuara le të na shërbejnë si motiv për t’u bashkuar në hapat e fundit të rrugës tonë të gjatë dhe ta realizojmë ëndrrën shekullore të qytetarëve tanë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.