Detajet: Gruaja e gjyqtarit Hallunaj u hodh nga kati i 8-të

276

(E plotësuar) – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në kryeqytet.

Enkelejda Hallunaj, bashkëshortja 37-vjeçare e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj mësohet se ka rënë nga kati i 8 i pallatit ku banonte, në rrugën “Vashko Pasa”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Momentalisht nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

37-vjeçarja mësohet se ishte nënë e një vajze.

Ndërkohë policia e Tiranës, në një informacion paraprak sqaron si më poshtë:

“Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën “Vashko Pasa”, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.”

Hallunaj u konfirmua dje në detyrë nga KPK duke kaluar vettingun. Gjyqtari doli i pastër në tre shtyllat e kontrollit dhe nuk u konstatuan problematika me pasuritë e tij. Por rikonfirmimi i tij në detyrë solli pakënaqësi tek opozita, e cila rikujtoi vendimin e gjyqtarit Hallunaj për lirimin e Arben Frrokut.

Vetëvritet gruaja e gjyqtarit Dritan Hallunaj, hidhet nga pallati

Hidhet nga pallati bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj.

Sipas të dhënave të para, mësohet se gruaja e gjyqtarit, që vetëm një ditë më parë kaloi testin e vetingut, është hedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte.

Enkeleda Hallunaj, bashkëshortja 37-vjeçare e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj mësohet se ka rënë nga kati i 8 i pallatit ku banonte, në rrugën “Vashko Pasa”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Momentalisht nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. 37-vjeçarja mësohet se ishte nënë e një vajze.

Hallunaj u akuzua ashpër nga PD kur kaloi vetingun, pasi u tha se ai ka liruar Arben Frrokun nga akuza për vrasje.

Informacioni paraprak

Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën “Vashko Pasa”, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Comments