‘WhatsApp’ do të vendos tarifa për dërgimin e mesazheve për bizneset!

408

Aplikacioni për komunikim në internet “WhatsApp” është gati të vendosë tarifa për dërgimin e mesazheve të marketingut dhe shërbimit të klientit, për të gjitha bizneset. Ky hap vjen pasi prej kohësh aplikacioni po përballet me hapa të ngadaltë të rritjes së përdoruesve dhe të të ardhurave.

Mesazhet pritet të tarifohen nga 0.5 deri në 9 cent, në varësi të vendit të përdorimit, ndërsa përfaqësues të kompanisë thanë se kjo tarifë do të jetë thuajse e njëjtë me koston e një mesazhi.

Aktualisht “WhatsApp Business” ka mbi 3 milionë përdorues aktivë, nga rreth 1.5 miliard njerëz që përdorin aplikacionin në total, ndërsa kompania ka premtuar se bizneset e vogla do të vijojnë ta përdorin aplikacionin falas, përcjell Telegrafi.

Kompania “Facebook”, e cila zotëron edhe “WhatsApp” e “Instagram”, ka njoftuar se do të monitorojë sasinë e kohës që njerëzit shpenzojnë çdo ditë në aplikacionet e saj, për t’u ofruar përdoruesve mundësinë e vetë kontrollimit.

Kështu në këto aplikacione do të ofrohet opsioni për të zgjedhur kufizimin e përdorimit të tyre dhe përdoruesit do të njoftohen kur të jenë pranë atij kufiri kohor. /Telegrafi/

Comments