Nacionalistët maqedonas edhe në festë thërrasin “shqiptari i vdekur” (VIDEO)

351

Në Krushevë u luftua për një shtet ku të gjithë duhet të ndjehen të barabartë.

Ky ishte vizioni i asaj kohe, që u përkthye edhe në pjesmarrje të barabartë të etniteteve në Qeverinë 10 ditore të Republikës së Krushevës.

Dhe thuhet se nga historia duhet nxjerrë mësim. Sot në Krushevë disa qytetarë treguan se nuk e kanë nxjerrë këtë mësim kaq të rëndësishëm të kësaj dite.

Thirrje antishqiptare, u dëgjuan gjatë ardhjes së delegacionit qeveritar dhe atij të kuvendit, mes të cilëve edhe deputeti shqiptar Vesel Memedi, në manifestimin në Meckin Kamen, njofton TVM2.

Këto thirrje treguan se mesazhi i rilindasve nuk është kuptuar as pas 115 vitesh, edhe pse manifestimi I inspiruar nga Manifesti i Krushevës u mbajt nën llogon: “Maqedonia jonë – pa dallime në religjion, përkatësi etnike, gjini dhe bindje. Sepse nga gjyshi – stërgjyshi jetojmë si vëllezër dhe motra në këtë vend! Për drejtësi, për liri dhe për jetë njerëzore”.

Comments