Xhaferi: Të jemi vizionarë, të mbështesim referendumin

337

Në ditën e festës së Republikës, 2 gushtit, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi para përmendores së “Metodia Andonov- Çento” në Shkup…

Në ditën e festës së Republikës, 2 gushtit, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi para përmendores së “Metodia Andonov- Çento” në Shkup, i bëri thirrje opozitës dhe qytetarëve që të mbështesin referendumin për emrin në shtator dhe pa mëdyshje bashkërisht të kontribuojnë në përafrimin e vendit në rrugën euroatlantike.

Republika e Maqedonisë, dhe të gjithë ne si qytetarë, jemi pranë një vendimin i cili është përcaktues për të ardhmen, nëse do të vazhdojmë drejt integrimit ose do të ngecim në rrethin e verbër ballkanik i cili nuk na çon askund, përkujtoi Xhaferi duke shtuar se ky është borxhi që gjenerata e politikanëve aktualë duhet të përmbushë ndaj atyre që luftuan më herët për të pasur një shtet europian, bashkëkohor dhe përparimtar për të gjithë.

“Qeveria aktuale dhe shumica parlamentare treguan se janë të gatshëm ta mbajnë përgjegjësinë për ardhmërinë e shtetit dhe të qytetarëve. Për këtë arsyje sot apelojmë që edhe opozita ta ndërmarrë pjesën e përgjegjësisë që i takon për ardhmërinë e shtetit dhe qytetarëve. Prandaj, sot, kur shënojmë të dy Ilindenët dhe kur shprehim respekt dhe mirënjohje pa masë ndaj të gjithë rilindasve , kisha dashur që nga ky vend të apeloj te të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, te të gjithë liderët e partive politike dhe te të gjithë kolegët e mi deputetë nga shumica dhe opozita, të jenë me të vërtetë të përgjegjshëm dhe vizionarë dhe me fuqinë e votës së tyre ta mbështesin përmbushjen e Marrëveshjes me të cilën do të përmbushet qëllimi strategjik, anëtarësimi në BE dhe NATO, a me këtë do të mundësohet edhe realizimi i ëndrrave dhe angazhimeve të gjeneratave paraprake për shtet të lirë, të pavarur në të cilin respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut është me rëndësi thelbësore”, theksoi kryetari i kuvendit Talat Xhaferi.

Xhaferi falenderoi edhefaktorin ndërkombëtar i cili pa rezervë ka mbështetur dhe ende mbështet vendi në hapërimin drejtë BE-s dhe NATO-s.

Comments