Ilijoski: Ta Nisim Me Fitore Dhe Festë Në Çair!

217

Të dielën në stadiumin e Çairit skuadra e FC Shkupit përballë Pobedës do të zhvillojë ndeshjen e parë të sezonit të ri para publikut vendas.

Në kampin “bardhekaltër” mbizotëron atmosferë pozitive, ndërsa gjatë paradites së sotme ekipi ka zhvilluar dhe stërvitjen e fundit.

Për duelin e të dielës ka folur sulmuesi Bllazhe Ilijoski, i cili dëshiron që skuadra e tij ta nis me fitore para tifozëve të flaktë, që çdoherë janë në përkrahje të skuadrës.

Presim që ndeshja ndaj Pobedës të jetë mjaft e vështirë, duke e ditur se bëhet fjalë për një ekip që posedon kualitete. Por kur e marrim parasysh faktin se ne luajmë në fushë nikoqire, atëherë gjithmonë kemi një epërsi minimale, duke e ditur se kemi mbështetje të pa rezervë nga tifozët tanë. Sikurse në të gjitha përballjet, edhe të dielën do të japim maksimumin për të marrë fitoren e parë sezonale edhe atë pikërisht para tifozëve tanë”, – është shprehur sulmuesi Bllazhe Ilijoski, i cili në ndeshjen ndaj Sileksit shënoi golin e vetëm dhe të barazimit për Shkupin në këtë sezon.

Mbetet të shihet nëse Ilijoski do të shënojë edhe nesër, dhe nëse sërish do ti shënojë skuadrës nga Prilepi, njëjtë sikurse në ndeshjen e fundit që këto dy skuadra e kishin zhvilluar në Çair.

Në atë ndeshje, FC Shkupi kishte shënuar fitore 3:1, ndërsa Ilijoski kishte shënuar golin e tretë në minutën e 84-të.

Ndeshja Shkupi – Pobeda atarton në ora 17:00, ndërsa drejtësinë në këtë sfidë do ta ndajë arbitri Petar Mantev nga Negotina.

Comments