Dua Lipa dhe Isaac i thonë lamtumirë ditëve të fundit të verës! [Foto]
Ylli botëror, Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Isaac Carew janë duke shijuar jetën pafund.
Së fundmi, është Dua e cila ndau një fotografi në Instagram kur përshëndetet me ditët e fundit të verës.
“Duke i thënë lamtumirë ditëve të fundit të verës. Vërejtje në akulloren time / nxehtësi.”, ka shkruar ajo kur shfaqet pranë të dashurit.
Dua dhe Isaac pas ribashkimit nuk po ndahen për asnjë moment nga njëri-tjetri si në koncerte ashtu edhe në përditshmëri.
Vlen të ceket se ‘dhëndrri i Kosovës’ ishte edhe në Prishtinë në ‘Sunny Hill’ me 10,11 dhe 12 gusht. /Lajmi/