Aksident afër Dibrës, tre persona humbin jetën

575

Burime nga policia raportojnë se ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Trebishtë të Bulqizës, zonë kufitare me Maqedoninë, ku mjeti tip “Opel Astra”, me targa AA 791 JY ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Në automjet udhëtonin 4 persona, nga të cilët 3 prej tyre kanë humbur, jetën ndërsa njëri është në gjendje të rëndë. Shtetasi G.S., 27 vjeç ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë po mjekohet në Dibër të Madhe Maqedoni. Ndërkohë që kanë humbur jetën shtetasi A. K. 21 vjeç banues në fshatin Ostren; E.B., rreth 32 vjeçe, banuese në fshatin Tuçep dhe M. N. rreth 55 vjeç .

Mendohet se viktimat janë shqiptarë që jetojnë jashtë, por ishin kthyer për të kaluar pushimet pranë familjarëve të tyre.

Comments