PE kërkesë për lirim të opozitarit rus, Ildar Dadine

207
9cf1b859-f516-4801-8485-70b37b1161ce-w987-r1-s

Parlamenti evropian kërkoi sot lirim të menjëhershëm nga burgu të opozitarit rus, Ildar Dadine, që dëshmon se është tortuar rregullisht në ambientit e burgut.

Në një rezolutë të miratuar në Strasburg, eurodeputetët kërkuan “lirim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar për Ildar Dadine dhe ndaj personave të arrestuar për akuza të pabaza, të rreme apo për përdorim të së drejtës së tyre në lidhje me lirinë e shprehjes dhe të grumbullimit.

Ata i kërkuan autoriteteve ruse për të nisur një hetim të plotë dhe trasparent në lidhje me deklaratat e pretenduara nga Ildar Dadine për tortura dhe trajtim aspak dinjitoz, me pjesëmarrjen e ekspertëve të pavarur në aspektin e të drejtave të njeriut.

Ildar Dadine, 34 vjeç po vuan një dënim me 2 vite e gjysmë në burgun e Carelie-s (veriperëndim) të Rusisë për “tubim të paligjshëm”.

Comments