Siriani nga Alepo: E kemi harruar formën e mollës

347

Siriani nga Alepo: E kemi harruar formën e mollës

Maxhid el Esved, i sëmurë nga sëmundja Celiac i cili jeton në qytetin Halep të Sirisë i rrethuar nga ana e regjimit tha se që të dy fëmijët i kërkojnë mollë, por nuk mund t’u japë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Prej dy ditësh fëmijët e mi kërkojnë mollë nga unë. Por, unë i them se ‘do t’iu sjell kur do të hapen rrugët’. Besomëni, e kemi harruar formën e mollës”, thotë Esved.

Pjesa lindore e Alepos e cila është nën kontrollin e opozitarëve që nga 4 shtatori është nën rrethimin e regjimit. Në qytetin të cilin nuk mund të hyjë asnjë ndihmë humanitare që 1 javë janë mbyllur një numër i madh i furrave për shkak të bombardimeve të fuqishme.

Në bombardimet e fundit u godit edhe spitali i fundit aktiv ndërsa një numër i madh i të plagosurve dhe sëmurëve e braktisën atë sepse nuk ka se kush të kujdeset për ta.

Maxhid el Esved në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se sëmundja Celiac të cilën e ka që në fëmijëri është hasur përsëri tek ai për shkak të mungesës së të ushqyerit.

“Për shkak se kisha mundësi të ha diçka para rrethimit mund të qëndroj. Tashmë ditë pas dite jam duke u shkrirë”, tha Esved.

Ai thotë se është i shqetësuar se në rast se vazhdon rrethimi sëmundja e tij do të shndërrohet në kancer.

“Qyteti bombardohet çdo ditë. Në rast se bombardohet vendi ku qëndrojmë ne, kush do të më nxjerrë mua prej këtu? Nuk mund të ec dhe nuk mund të qëndroj në këmbë më”, tregon ai.

Esved më tutje tha se “Jo që nuk kemi ilaç për kollë për fëmijë, por as qumësht nuk mund të gjejmë. Këtu gjendja është shumë e rëndë”.

Ai thekson se nga rrethimi ndikohen më së shumti fëmijët. Sëmundja Celiac, karakterizohet me ndjeshmërinë e sistemit imunitar të trupit në proteinën gluten. Tek të sëmurët mund të hasen ankesa si diarre, dobësi, vjellje, dhimbje në bark.

Comments