Digjet ndërtesa 600 vjeçare



Një zjarr i madh shpërtheu sot në sallën e qytetit të Straubingut të Gjermanisë dhe ka shkatërruar në masë të madhe ndërtesën gotike, e cila është 600 vjeçare.
Sipas policisë, flakët që kanë përfshirë ndërtesën ishin të larta deri në 15 metra.
Nga zjarri nuk ka të lënduar, kurse dëmet që i janë shkaktuar objektit të trashëgimisë gjermane janë të mëdha.
“Nga zjarri nuk është prekur e gjithë ndërtesa, por pjesa historike e saj më siguri është djegur”, tha kryetari i Straubingut, Markus Panermajr.
Straubing ndodhet rreth 100 kilometra në verilindje të Mynihut.