Thaçi: Ushtria e Kosovës, meritë e ushtarëve dhe çdo qytetari

411
fresco

Presidenti Thaçi ka thënë se vendimi për ndryshimin dhe avancimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke i dhënë FSK-së kompetencat e ushtrisë së mirëfilltë, është më së shumti meritë vetë ushtarëve të FSK-së.

“Sot çdo qytetar i vendit duhet të ndjehet krenar. Sot jam në mesin tuaj, për t’ju falënderuar juve në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Jam sot këtu edhe për t’i uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për ushtrinë tonë”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi me uniformën ushtarake të Komandantit Suprem inspekton ushtarët

midle

Vetëm një ditë para ndryshimit të mandatit të FSK-së në ushtri të Kosovës nga Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka inspektuar ushtarët e FSK-së dhe ka mbajtur një fjalim para tyre.

Por, e veçanta e këtij inspektimi, ishte veshja ushtarake e Presidentit të Kosovës. Ashtu siç e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës, Thaçi kishte veshur uniformën ushtarake, duke u paraqitur si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Para rreth 400 ushtarëve të FSK-së, Thaçi ka thënë se ushtarët këto ditë po i përjetojnë më ndryshe dhe me emocione të fuqishme. Kjo, sipas tij, është e kuptueshme, sepse kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri tek momenti dhe vendimi i shumëpritur.

“Ky proces po rrjedh natyrshëm si rezultat punës dhe përkushtimit tuaj të jashtëzakonshëm. Ju, me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, për kohë të gjatë keni punuar për themelimin e ushtrisë sonë. Ushtria e jonë do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë”, ka thënë Thaçi./arbresh.info/

Comments